Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova, burg për 6 të arrestuarit

13:41 / February 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e vlores
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për gjashtë persona të akuzuar për trafikimin e automjeteve të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, mes të cilëve edhe dy punonjës policie.

Në qeli deri përfundim të hetimeve do të qëndrojnë oficerja e Operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme, Vojsava Doda, efektivi i Policisë Kukës, Endi Ahmetaj dhe të dyshuarit e tjerë Selaudin Shahini, Aurel Shatri, Ndriçim Shahini dhe Ervis Cara. Ata akuzohen për “trafik të mjeteve motorike” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Për efektivin e tretë të arrestuar, Fatri Braha, me detyrë në Pikën Kufitare të Morinës, Gjykata caktoi “arrest në shtëpi”. Hetimet zbuluan se ai nuk është pjesë e grupit griminal, por akuzohet për “shpërdorim të detyrës”, pasi nuk regjistroi në sistemin TIMS oficeren e operacionales.

Sipas SPAK, anëtarët e këtij grupi kriminal vidhnin mjete në Kosovë dhe u montonin targa shqiptare dhe nuk i regjistronin në kufi. Kreu i grupit ishte Selaudin Shahini, ndërsa të arrestuarit e tjerë ishin miq e lidhje shoqërore të tij.

Grupi u zbulua nga denoncimi i bërë nga një qytetar i Kosovës. Ai pikasi në Rrugën e Kombit mjetin e tij tip Golf 7 që po udhëtonte drejt Shqipërisë dhe lajmëroi menjëherë policisë. Efektivët e Kurbinit dhe të Lezhës nuk mundën ta ndalonin makinës e vjedhur. Mjeti u ndalua nga policia në Kamzë.

Efektivi Fatri Braha, punonjës i policisë në Morinë, tregoi për hetuesit se efektivja Vojsava Doda e veshur me uniformën e shtetit iu prezantua si agjente dhe i kërkoi të lejonte kalimin e automjetit pa e regjistruar, pasi ishte në ndjekje të një procedure urgjente. Braha theksoi se kishte mbajtur shënim të dhënat e saj dhe targën e makinës për ta regjistruar më vonë, pasi kjo situatë ndodhi pak minuta para se ai të linte shërbimin.

ARREST NË BURG

  • Selaudin Shahini (kreu i grupit)
  • Ndriçim Shahini (kushëri i Selaudinit)
  • Ervis Cara (kushëri i Ndriçimit)
  • Aurel Shatri (shok i Ervisit)
  • Vojsava Doda (Punonjëse e Policisë – Lidhje e Selaudinit)
  • Endi Ahmetaj (Punonjës i Policisë – Lidhje e Selaudinit)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, SPAK dërgon në gjyq 11 persona

15:56 / July 27, 2026

Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Si nisi konflikti me Refit Buzin dhe momentet e tmerrit në banesë

13:43 / July 27, 2026

Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

13:21 / July 27, 2026

Plagosje me armë zjarri në Kurbin, 22-vjeçari dërgohet te Trauma

20:35 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.