Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trafiku i kokainës nga Belgjika dhe Holanda drejt Italisë, kapen 86 kg drogë

21:46 / November 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi i trafikantëve shqiptarë që transportonin kokainë nga Amerika e Jugut përmes Holandës drejt Italisë e Europës u janë sekuestruar sot dhe 86 kg të tjera drogë. Sasi kokainë dhe hashashi që nëse do hidhej në treg pritej të sillte një fitim mbi 2.5 milionë euro.

Në kuadër të operacionit “Maffi”, i cili çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë me banim në Holandë e që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut përmes porteve holandeze drejt Italisë dhe Europës. Pikërisht ky operacion ka çuar në sekuestrimin e një sasie tjetër të madhe droge sot, rreth 86 kg, prej të cilave 42 kg janë kokainë, 44 kg hashash e 300 gramë pluhur përgatitje për dozat e drogës.

Sasia e konsiderueshme e drogës u zbulua brenda një vile fshati në provincën e Reggio Emilia, e përdorur për mbarështimin e kafshëve të shpendëve, e cila, që nga viti 2019, ishte në dispozicion të një prej të dyshuarve. Fillimisht efektivët hynë në dhomën e gjumit gjetën disa doza hashash dhe një blender me gjurmë të shumta kokaine.

Gjatë operacioneve, ushtarakët më pas vunë re një derë të mbyllur. Të arrestuarit fillimisht mohuan se i kishin çelësat, por në fakt efektivët i kishin brenda dollapit. Me të hyrë në dhomë, vëmendja e hetuesve u tërhoq nga era tipike e mprehtë e hashashit të ruajtur brenda dhomës. Më pas, droga tjetër u gjet e fshehur nën mobilje të vjetra dhe të shkatërruara.

Operacioni i koduar “Maffi” ka çuar në arrestimin e 10 personave, 6 prej të cilëve shqiptarë e në sekuestrimin e 6 banesave në pronësi të trafikantëve të arrestuar, të 5 sipërfaqeve tokësore, 22 llogari bankare me vlerë 850 mijë euro, 4 pistoleta, 5 automjete, dy prej të cilave përdoreshin për trafikimin e kokainës.

Droge kokaines trafiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.