Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trafikuan mbi 3.6 ton kokainë dhe kanabis/ SPAK mbyll hetimet për grupin e Visit të Pojës, 24 anëtarë në gjykim

19:46 / May 12, 20266 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Visi Pojes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës.

Mbi 24 personat në fjalë, rëndojnë akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Ndërkohë SPAK njofton se janë sekuestruar 2994 kg kokainë dhe rreth 700 kg kanabis në disa episode, që dyshohet të kenë pasur lidhje me këtë grup kriminal. Po ashtu gjatë ekzekutimit të këtij operacioni janë sekuestruar edhe 4 milionë euro cash dhe 12 milionë euro pasuri, kryesisht prona.

Në 21 maj të vitit të kaluar, kur u ndërmor edhe operacioni, u vendos sekuestro për miliona euro pasuri, përfshirë 2 kompani ndërtimi, 4 restorante luksoze, 1 agjenci imobiliare, 1 televizion në Vlorë, të dyshuara se ishin financuar nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Ndërkohë, në vendin fqinj janë sekuestruar 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari bankare dhe 3 makina.

Visi i Pojës është në kërkim nga SPAK për Operacionin Ura të zhvilluar më 21 maj të këtij vitit të kaluar. Me vendim të Gjykatës të Breshias janë lëshuar 24 masa sigurie dhe është zhvilluar një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës në Itali, Shqipëri, Angli dhe Francë. Grupi i Visit të Pojës dyshohet se e ka realizuar trafikun e kokainës në vitet 2020-2025.

Nga 24 masat e lëshuara, 10 prej tyre janë ekzekutuar në Breshia, ndërsa 3 të tjera në Shqipëri. Nën drejtimin e SPAK janë vënë në pranga për llogari të autoriteteve italiane, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. Prokuroria e Posaçme ka deklaruar vitin e kaluar se në Shqipëri ndodhen edhe 3 të tjerë, që bëjnë pjesë në grupin e personave për të cilët gjykata e Breshias ka lëshuar masë sigurie. Përpos Visit të Pojës, Italia ka lëshuar masë sigurie edhe për Indrit Tafilin dhe Olgert Shqevin, dy nga njerëzit e besuar të Docit, me të cilët ai ka organizuar të gjithë trafikun e drogës jo vetëm në këtë rast, por edhe tek operacioni ura për të cilin janë po ashtu në kërkim.

Ndërkohë, me urdhër të SPAK në Tiranë u arrestua gjatë operacionit vitin e kaluar edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me grupin e Visit të Pojës. Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet. Burimet i thanë asokohe Report Tv se Haxhiaj u arrestua në ambientet e Akademisë së Sugurisë, ku prej kohësh zhvillonte një kurs. 

Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Brescias, është rezultat i një pune hetimore pesëvjeçare, i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe zvicerane. Kanë qenë bisedat mes anëtarëve të grupit që kanë zbardhur aktivitetin e tyre kriminal, por edhe përgjime telefonike. 49 persona janë vënë në hetim në kuadër të këtij operacioni, 46 nga të cilët janë shqiptarë.

Emrat e anëtarëve të grupit:

Masa ‘arrest në burg’:

Vincenzo Bruno

Arlin Buzali

Donald Cala

Gazmend Ferhati

Elton Gjegja

Adriatik Hasa

Erion Kapidani

Oltion Lala

Asti Llupi

Denis Myftiu

Altin Shehaj

Gazmend Shehu

Bledin Doci

Elvis Doci ( i njohur edhe si Visi i Pojës)

Juljan Hyka

Eduart Leba

Ogert Shqevi

Denis Tafili

Indrit Tafili

Klodian Vata

Masa ‘arrest në shtëpi’:

Giuseppe Lorio

Erald Salla

Enkeleid Tirjaku

Lista me pasuritë e sekuestruara:

Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 282.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 248 m2, e cila rezulton në pronësi të shtetasve Ervin Zeqiri në ½ pjesë dhe K.J. në ½ pjesë (pasuri e lidhur me subjektin e procedimit pasuror E.Z.), me vendodhje në Durrës.

Pasuria e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k (me ortak shtetasin Nazmi Shahini, person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror J.D.), Durrës;

Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 291 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;

Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 205 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;

Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës

Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;

Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;

Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës.

Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;

Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Rruga Plazh/10 Durrës e regjistruar ne emër te Nazmi Shahini.

Pasuria me sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror Elvis Doçi dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

Pasuria me sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror Elvis Doçi dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

Pasuria e llojit “bodrum”, me sipërfaqe totale 20 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror Elvis Doçi dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

Pasuria me sipërfaqe 70 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror Elvis Doçi dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

Pasuria me sipërfaqe 34 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror Elvis Doçidhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

Pasuria me sipërfaqe 29 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror Elvis Doçi dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

Pasuria me sipërfaqe 867.13 m2, nga të cilat 867.13 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, ndodhur në Durrës, Currila;

Pasuria e llojit truall, ndodhur në Durrës, Currila, me sipërfaqe 500 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror Elvis Doçi;

Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 617.6 m2 nga të cilat ndërtesë 54.52 m2, në pronësi ta shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror Elvis Doçi;

Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 87 m2, dhe ndërtesë 52 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror Elvis Doçi;

3.6 ton gjykim kokaine Trafikuan visi pojes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.