Një 19 vjeçar belg, Stefan Los, humbi jetën gjatë një gare të çiklizmit. Ai u fut në një rreth-rrotullim ku sinjalistika ishte e gabuar. Një grup çiklistësh morën rrugën që ishte e gabuar. 3 prej tyre u plagosën nga një furgon që kaloi. Los u transportua menjëherë në spital ku ndërroi jetë pak orë pasi ai ishte shtruar si pasojë e plagëve.
Dy çiklistët e tjerë, Apers dhe Breselers morën dëmtime të lehta. Policia rrugore po heton rrethanat e aksidentit që i morën jetën çiklistit të ri.
