Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tragjedi në Greqi, 12-vjeçarja vdes në gjumë

11:03 / June 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 12-vjeçare është gjetur e pajetë nga prindërit e saj në krevat mëngjesin e së enjtes, 2 qershor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik.

Ndërsa sipas konkluzioneve fillestare të mjekëve dyshohet se shkaku i vdekjes së adoleshentes ka qenë insuficienca kardiake, shkruan abcnews.al.

Megjithatë mjekët theksojnë se analizat toksologjike do të jenë ato që do të nxjerrin shkakun e vërtetë të vdekjes së 12-vjeçares fatkeqe, e cila pësoi arrest kardiak mëngjesin e djeshëm, raporton protothema.gr.

Nga ana e tyre prindërit e vajzës të cilët janë në gjendje shoku për humbjen e së bijës thonë e adoleshentja ishte një gjendje të shkëlqyer shëndetësore dhe se sipas tyre ajo nuk kishte asnjë problem, përveç hematokriti të ulët në gjak.

“Fëmija im është zhdukur, asnjë rezultat i analizave nuk ma kthen mua vajzën”, thotë babi i 12-vjeçares

Sipas babait të 12-vjeçares, adoleshentja ishte vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. 12 vjeçarja kishte bërë dozën e dytë të vaksinës në muajin mars.

Prindërit e vajzës janë të dërrmuar teksa përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Ndërsa i ati i saj flet për një fëmijë shumë të shëndoshë, i cili çdo vit i nënshtrohej kontrolleve mjekësore, ndërsa vetëm tre muaj më parë kishte vizituar një kardiolog që nuk kishte konstatuar asnjë problem me zemrën e 12-vjeçares.

“Ka shumë pikëpyetje për vdekjen e papritur të vogëlushes sime. Si mundet një fëmijë që i nënshtrohej kontrolleve mjekësore çdo vit të zhduket aq papritur në gjumë. Fëmija ynë ishte shumë i shëndetshëm, problemi i vetëm që kishte ishte hematokriti i ulët, për të cilin merrte hekur. Fëmija u vaksinua plotësisht me dozën e dytë në mars. Mjekët nga spitali na thanë se ekzaminimet toksikologjike dhe histologjike do të dalin pas gjashtë muajsh. Fëmija im është zhdukur, asnjë rezultat i testeve laboratorike nuk ma kthen dot bijën time, ajo është zhdukur përgjithmonë”, ka thënë mes lotësh për mediet greke i ati i 12-vjeçares.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE në Tiranë shkon në zyrën e Klodian Brahos, zbulohet fokusi i bisedës

16:05 / September 21, 2026

Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve i drejtohen “Kushtetueses”, kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat

15:08 / September 21, 2026

Bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

14:39 / September 21, 2026

Shtohen bizneset e reja/ QKB: U regjistruan mbi një mijë biznese të reja

14:35 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.