Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AA28dJgm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AA28dJgm

Një tragjedi detare ka ndodhur në brigjet e Guajanës, në Amerikën e Jugut, ku trageti i pasagjerëve MV Barima u përmbys gjatë natës në Oqeanin Atlantik, duke lënë dhjetëra persona të zhdukur.

Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin 116 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit. Deri tani, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë 67 persona, mes tyre 15 fëmijë, ndërsa operacioni vazhdon pa ndërprerje për gjetjen e të tjerëve.

Trageti kishte nisur udhëtimin nga Georgetown, kryeqyteti i Guajanës, me destinacion Port Kaituma, një zonë e largët në veriperëndim të vendit. Sinjali i emergjencës u dërgua rreth orës 23:01 sipas kohës lokale, çka vuri në lëvizje menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit me pjesëmarrjen e rojës bregdetare, forcave të armatosura dhe mjeteve private detare e ajrore.

Ministri i Punëve Publike, Juan Edghill, deklaroi se dëshmitë paraprake të të mbijetuarve tregojnë se trageti mund të jetë goditur nga një valë e fuqishme, e cila e destabilizoi dhe e përmbysi. Megjithatë, autoritetet theksojnë se shkaku i saktë do të përcaktohet vetëm pas hetimit zyrtar. Sipas ministrit, deri tani nuk ka prova që incidenti të jetë shkaktuar nga defekt teknik apo mbingarkesë.

Qeveria e Guajanës ka ngritur qendra të posaçme informacioni dhe asistence për familjarët e pasagjerëve, ndërsa kryeministri Mark Phillips ka bërë të ditur se operacioni i kërkimit do të vazhdojë derisa të gjenden të gjithë personat që ndodheshin në bord.

Autoritetet kanë konfirmuar gjithashtu se trageti ishte i pajisur me mjete shpëtimi, përfshirë 250 jelekë shpëtimi, varka dhe mjete të tjera emergjence, por ende nuk është e qartë se si u zhvilluan momentet e fundosjes dhe nëse të gjithë pasagjerët arritën t’i përdornin ato.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.