Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit ku për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjëndje kritike në spital.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Kolsh në Kukës. Makina tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka përfunduar në 100 metra thellësi në një humnerë.
Sipas informacioneve, dy të rinjtë nga Tropoja po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit. Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit pasi nuk janë vënë re gjurmë frenimi në asfalt.
Policia bën me dije se dy të rinjtë ishin të moshës 25 dhe 19 vjeç, ku i pari fatkeqësisht ka humbur jetën ndërsa i dyti është plagosur rëndë.
Mësohet se rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.
Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi:
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.
Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
