Një çift ka ndërruar jetë pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj në Vlorë.
Policia dhe ambulanca janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie, ndërsa raportohet se çifti kanë qenë në banesë.
