Një tragjedi ka ndodhur këtë mbrëmje në Gramsh ku u mbytën babai me dy djemtë 19 dhe 14 vjeç dhe nipi i tij 20-vjeç.
Polumbarët nxorrën të pajetë trupin e 46- vjeçarit dhe dy të rinjve. Arben Zogu u mbyt në liqenin e Hidrocentralit të Banjës, me dy djemtë e tij dhe nipin.
Në liqen janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.