Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tragjedia në Drin dhe zjarret në Vajkal, Bashkia e Bulqizës shtyn aktivitetet

16:19 / August 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vajkal1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbytja e një 7-vjeçareje në lumin Drin dhe situata e rënduar nga zjarret në Vajkal kanë detyruar Bashkinë e Bulqizës të shtyjë aktivitetet e parashikuara për ditët në vijim.

Zjarri që ka përfshirë zonën e Vajkalit ka nisur një ditë më parë, ndërsa pasditen e sotme, sipas specialistëve, situata është përkeqësuar dhe flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Për shkak të terrenit tejet të vështirë, ndërhyrja nga toka është e vështirë, ndaj Emergjencat Civile kanë kërkuar mbështetjen e strukturave shtetërore për ndërhyrje nga ajri, me qëllim vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.

Në të njëjtën kohë, Bulqiza është përballur me një tjetër ngjarje tragjike. Një natë më parë, një familje prej pesë anëtarësh u bllokua në lumin Drin. Rritja e prurjeve, pas hapjes së digës së HEC-it të Spilesë në Maqedoninë e Veriut, e rëndoi situatën.

Pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve lokale, një vajzë 7-vjeçare u rrëmbye nga rrjedha e ujit dhe humbi jetën.

Në këto rrethana të vështira, Bashkia e Bulqizës ka vendosur të shtyjë aktivitetet e planifikuara.

“Aktualisht jemi ende në tensionin dhe angazhimin e vazhdueshëm për menaxhimin e situatës së zjarreve në territor, ndërsa ngjarja e rëndë në Drinin e Zi na ka prekur të gjithëve dhe, mbi të gjitha, ka lënë një familje në një dhimbje të jashtëzakonshme. Në këto rrethana, menduam se sot nuk është momenti për të festuar. Me mirëkuptimin e plotë të artistëve të ftuar, të cilët i falënderojmë, kemi vendosur që aktiviteti të shtyhet për një moment më të përshtatshëm”, njofton kryetarja e Bashkisë së Bulqizës, Festime Mjeshtri.

Vajkal

aktivitetet bulqize drin tragjedia zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, Albcontrol: 90% e tyre rikthehen në funksion

19:21 / August 28, 2026

Ministri Gonxhja: Asnjë banesë monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit

17:20 / August 28, 2026

Tragjike në Shkodër/ Po mblidhte dru, goditet aksidentalisht për vdekje nga një pemë 56 vjeçari

13:43 / August 28, 2026

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika, minimumi që presin dhe meritojnë qytetarët

12:16 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.