Cristiano Ronaldo shokoi gjithë globin ditën e djeshme kur njoftoi lajmin tragjik se një nga 2 binjakët që ai priste bashkë me bashkëshorten e tij, Georgina Rodrigez humbi jetën.
Ronaldo dhe Georgina prisnin të vinin në jetë një djalë dhe një vajzë binjakë, por për fat të keq, djali nuk mundi të mbijetojë.
Të shumta kanë qënë reagimet ngushëlluese dhe mbështetëse për sulmuesin, ku së fundmi ka bërë një reagim edhe ish-klubi ku luante Ronaldo, Real Madrid.
“Real Madrid, presidenti i tij dhe Bordi i Drejtorëve të tij shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e një prej fëmijëve që prisnin i dashuri ynë Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez.
Real Madrid i bashkohet dhimbjes së gjithë familjes dhe dëshiron t’u tregojë atyre gjithë dashurinë tonë”, theksohet në deklaratën e ekipit spanjoll.
Comunicado Oficial.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 18, 2022