Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tragjedia/ Pas 15 Dhjetorit ndërpriten shpenzimet shtetërore

15:01 / December 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1575451749 thumanatermet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Financave i është drejtuar Degës së Thesarit që të bllokojë cdo shpenzim shtetëror duke mos pranuar asnjë faturë për shkak të fatkeqësisë natyrore që goditi vendin.

Sipas udhëzimit, deri në datë 15 Dhjetor do të lejohet që të paraqiten faturat për vitin që po mbyllet, ndërsa pas kësaj date nuk do të pranohet asnjë tjetër.

URDHRI I PLOTË

Në vijim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë” dhe vendimeve të lidhura (Lezhë, etj) për sigurimin e fondeve të nevojshme për emergjencën, pagesat e transaksioneve të shpenzimeve të njësive të qeverisjes së përgjithshme do të kryhen si më poshtë:

1. Faturat e datuara brenda vitit 2019 do të paraqiten pranë degëve të Thesarit deri më datë 15 dhjetor 2019. Përtej kësaj date nuk pranohet më asnjë faturë për llogari të buxhetit të vitit 2019.

2. Autoritetet kontraktore ndalohen menjëherë të nënshkruajnë kontrata të reja që janë në proces prokurimi apo të ndërmarrin procedura të reja prokurimi me fondet publike (përveç fondeve të emergjencës/fatkeqësisë).

3. Prioriteti i radhës së pagesave për transaksionet e shpenzimeve të njësive të qeverisjes së përgjithshme, përcaktohet në rend shterues si më poshtë:

a) Pagesat për shërbimin e borxhit;

b) Pagesat për shpenzime emergjente spitalore me funksion jetësor (blerje oksigjen, gjak, ushqim, etj);

c) Pagat e punonjësve të qeverisjes së përgjithshme dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore;

d) Transfertat në Institucionin e Sigurimeve Shoqërore për pagesat e pensioneve;

e) Ndihma ekonomike/pagesë papunësie;

f) Pagesat për ujin dhe energjinë elektrike;

g) Çdo pagesë tjetër nga fondet publike në zbatim të një Vendimi të Këshillit të Ministrave për përballimin e situatave emergjente apo katastrofave natyrore në rastet e pagesës së punëve, mallrave dhe shërbimeve, të shkaktuara prej tyre, ose që konsiderohen prioritet kombëtar;

h) Pagesat në valutë nga llogaria e unifikuar e Thesarit “Depozitë e Qeverisë” (TSA) në lekë në Bankën e Shqipërisë.

4. Faturat që nuk parashikohen në pikën 3, do të regjistrohen në SIFQ nga degët e Thesarit në llogarinë ekonomike “4865100-Shpenzime të periudhave të ardhshme-Detyrime që rrjedhin nga prioriteti i emergjencave” dhe do të paguhen në vijim sipas rendit kronologjik hyrje e parë-dalje e parë (FIFO).

Urdhri mban firmën e ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

17:55 / August 9, 2026

Dibër/ Zjarrfikësit heronj, dy ditë luftë me flakët

17:37 / August 9, 2026

Afrona Dika jep lajmin e shtatzënisë, vite pas ndarjes së bujshme nga Blero

17:22 / August 9, 2026

Nuk është parë në publik që nga marsi, Irani paralajmëron pamje të liderit suprem

16:59 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.