Një tragjedi pas dasmës.
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Sarandë-Qafë Botë në afërsi të Konispolit. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 35-vjeçare, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë dalja e mjetit nga rruga, ndërsa viktima është identifikuar si Adriana Prendi 35 vjeç. Të aksidentuarit mbrëmë kanë qenë në një dasmë se viktima martonte vëllanë dhe sot do të largoheshin për Greqi, ku banojnë dhe punojnë.
Dy të aksidentuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, mes tyre edhe shoferi i mjetit, Gëzim Prendi. Ky u fundit është edhe bashkëshorti i viktimës.
