Një tjetër tragjedi ka përfshirë familjen Deda në fshatin Malaj të Mirditës. Gentjani ishte vetëm 14 vjeç kur në rezervuarin e fshatit u vetëmbyt dhjetë vite më parë e ëma e tij.
Dje dyshohet që në këtë rezervuar të jetë mbytur dhe vetë Gentjani, sot 24 vjeç. Këtë të mërkurë kanë mbërritur polumbarët në kërkim të trupit të të ndjerit, por nuk e kanë gjetur ende.