Dhjetë shqiptarë humbën dje jetën në Kroaci nga aksidenti tragjik pas daljes nga rruga të autobusit me të cilin po udhëtonin nga Gjermania në Kosovë. Shoferi e pranoi fajin duke deklaruar se për një moment e zuri gjumi mbi timon, çka solli edhe daljen nga rruga.

Megjithatë mediat kroate kanë analizuar rastin me një ekspert dhe një shofer me eksperiencë. Eksperti Stanko Smodlaka u shpreh se aksidente të tilla ndodhin në orët e para të mëngjesit, pasi drejtuesi i autobusit është i lodhur nga nata.

Unë nuk i di detajet e asaj tragjedie, por nëse përcaktohet se nuk ka gjurmë të frenimit dhe rrëshqitjes në rrugë, atëherë njëqind për qind shoferin e ka zënë gjumi.

Nëse nuk ka gjurmë në trotuar, atëherë kjo do të përjashtonte gjithashtu mundësinë që goma të ketë shpërthyer, sepse nëse kjo do të kishte ndodhur, do të duhej të kishte gjurmë edhe në trotuar.

Aksidente si ky, të cilat ndodhin në orët e para të mëngjesit, ndodhin sepse njerëzit i zë gjumi, veçanërisht nëse ngasin makinën tërë natën” tha Stanko Smodlaka.

Për mediat kroate ka folur edhe një shofer autobusi me eksperiencë të gjatë nga Spliti i cili ka drejtuar linja ndërkombëtare dhe autobusë turistikë për më shumë se 20 vite.

Kur ka dy shoferë, atëherë pushimet për shkak të lodhjes së shoferit nuk duhet të bëhen, ata thjesht i dorëzojnë timonin njëri-tjetrit. Problemi është nëse këta shoferë bënin një udhëtim tjetër një ditë më parë dhe nëse nuk kishin pushime dhe nëse punëdhënësi menjëherë i dërgoi ata në rrugën për në Prishtinë.

Unë e di që shoferët, veçanërisht nga Kosova kanë edhe një problem tjetër të madh sepse ata mbahen në kufij për disa orë, dhe pastaj mbase shkelin disa rregulla për të arritur në destinacion në kohë” tha ai.

Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here