Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tragjedia, tre trafikantët në pranga. I mbijetuari: Na thanë do nisemi të dielën se nuk ka kontrolle

08:36 / February 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1677481277 0850016606c7c5e4f752342418998db6a4330d0c9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prangat e policisë italiane kanë rënë tre persona. Ata janë nën hetim për vrasje, nxitje të emigrimit të paligjshëm dhe mbytje të varkës që shkaktoi 62 viktima. Turku 50-vjeçar dhe 2 pakistanezë, njëri 25-vjeç, tjetri 17-vjeç përkojnë me përshkrimet e njerëzve që arritën t’i shpëtonin tragjedisë. Disa të mbijetuar kanë rrëfyer se si ndodhi e gjithë ngjarja, nga fjalët e trafikantëve që të niseshin të dielën se ka më pak postblloqe tek problemet me motorin dhe frika nga policia.

Turku 50-vjeçar tentoi t’i shpëtonte prangave dhe qëndroi pas shkurreve derisa mbërritën karabinierët por ishin emigrantët ata që e zbuluan. Dy pakistanezët ishin mes të mbijetuarve dhe dukej se supozonin të shtireshin si emigrantë. Në dëshminë e tyre, kanë mohuar se janë trafikantët.

Disa të mbijetuar kanë rrëfyer se si ndodhi e gjithë ngjarja, nga fjalët e trafikantëve që të niseshin të dielën se ka më pak postblloqe tek problemet me motorin dhe frika nga policia.“U nisëm më datë 23 nga Izmiri, në Turqi. Ne i quajtëm ata djem “kapitenët”. Kur na thanë se ishte koha për t’u larguar, shkuam te varka. Na futën brenda, na dhanë secilit nga një biletë me një numër të printuar dhe për të gjithë udhëtimin na dhanë vetëm ujë. Kushtet e detit ishin të këqija. Ata vinin me radhë në krye. Sipas planeve të tyre, ne duhet të kishim mbërritur të dielën, sepse të dielave, thanë ata, ka më pak postblloqe përgjatë bregdetit. Në një moment varka pati një problem me motorin, por njëri nga kapitenët e rregulloi”, tha një prej të mbijetuarve.

Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026

Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull

14:02 / September 3, 2026

Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA!

09:31 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.