Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pesaro të Italisë. Mediet vendase raportojnë se mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën në një aksident me motor 18-vjeçari shqiptar, Rusjon Kercuku.
I riu punonte si kamarier në një hotel në Cattolica dhe në kohën e aksidentit, po kthehej nga puna.
Sipas policisë, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë. 18-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por plagët në kokë dhe gjoks i shkaktuan vdekjen e menjëhershme
