Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tragjike/ E tërë familja shuhet nga koronavirusi në Itali

21:29 / April 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Familja Itali 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një familje prej katër personash që nuk kishin asnjë problem të rëndë shëndetësor, kanë vdekur në mënyrë tragjike nga koronavirusi brenda një jave.

Familja, nga Lombardia në veri të Italisë, e cila ka pësuar numrin e dytë të infeksioneve më të lartë dhe numrin më të madh të vdekjeve deri më tani, ishin nga qyteti prodhues i verës në Voghera.

I pari që humbi jetën ishte Alfredo Bertucci, i cili ishte në moshën 86 vjeç, të premten (27 Mars).

Vdekja e tij u pasua me shpejtësi të dy djemve të tij, të quajtur si Daniele 54-vjeçar dhe 46-vjeçari Claudio.

Të dy thuhet se u sëmurën rreth 10 ditë më parë.

Gruaja 77-vjeçare e Alfredos, Angela Albergati, e cila u trajtua në të njëjtin spital si anëtarët e familjes së saj, vdiq sot në mëngjes.

Sipas mediave lokale, familja shfaqi të gjitha simptomat e zakonshme të Covid-19, duke përfshirë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Babai dhe dy djemtë e tij punonin si artizan të përpunimit të hekurit.

Miku i familjesh Massimo Giovanni Fasano u shpreh se “kjo është një tragjedi e vërtetë. Ishin të gjithë të fortë e të shëndetshëm”.

Antonio Riçiardi, me një agjenci funerale lokale deklaroi: “Një gjeneratë e tërë është shuar në dy javë. Nuk kemi parë ndonjëherë asgjë si kjo. Të vjen vetëm të qash”.

familja Itali koronavirusi shuhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.