Një foshnje vetëm katër muajshe ka ndërruar jetë në QSUT, ku mësohet se ishte prekur nga virusi i Fruthit dhe gjendja ishte përkeqësuar për shkak të një pneumoni masive.
Analizat e ISHP kanë konfirmuar faktin, dhe megjithëse vogëlushja ishte nën terapinë intensive të mjekëve pediatër në reaminacionin e pediatrisë nuk mundi të mbijetonte.
Ky është rasti i parë për këtë vit që shënohet humbje jete nga Fruthi, teksa mjekët bëjnë apel për vaksinim.
Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje prindërve të mos shtyjnë në kohë vaksinën MMR tek fëmijët si në dozën e parë që behet 1 vjeç ashtu edhe per dozën e dytë që bëhen në moshën 5 vjeçare.
