Arzana Kraja, regjisore shqiptare dhe vajza e kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja është gjetur e pajetë siç raporton Koha.net.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia ndërkohë që nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj. “Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Express
