Humb jetën në një aksident automobilistik në Florida të SHBA, Riana Viera, Miss Venezuela.
Vetë nëna e Arianës konfirmoi se vajza e saj ishte duke drejtuar mjetin shumë e lodhur pas një sërë angazhimesh pune.
“Atë e zuri gjumi, ishte shumë e lodhur”, tha Ochoa për Telemundo.
26-vjeçarja po planifikonte një udhëtim në Punta Cana, Republika Domenikane, për të marrë pjesë në konkursin e njohur të bukurisë Miss America Latine 2023, dhe më vonë ajo po planifikonte të bënte debutimin e saj në një shfaqje mode në Nju Jork.