Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tragjike/ Krim brenda familjes në Greqi, djali vret të ëmën dhe djeg shtëpinë

16:05 / May 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krim ne greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në shtetin fqinj, ku një 48-vjeçar ka masakruar me thikë të ëmën e tij dhe më pas i ka vënë flakë shtëpisë së 78-vjeçares.

Krimi i rëndë ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në lagjen Paleo Faliro të Athinës. 78-vjeçarja fatkeqe u gjet në mes të flakëve me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga thika, sipas autoriteteve greke.

I dyshuari kryesor për vdekjen tragjike të së moshuarës është pikërisht djali i saj, i cili u arrestua menjëherë pasi u nxori nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët, sipas protothema.gr.

Ndërkohë, dëshmitë e të afërmve dhe miqve të 78-vjeçares dhe fqinjëve pritet të hedhin dritë mbi hetimet.

Gjithashtu, autoritetet greke po shqyrtojnë mundësinë e aktivitetit kriminal dhe mbledhjen e provave për të përcaktuar nëse e moshuara ka humbur jetën nga zjarri apo nëse ka rënë viktimë e vrasjes nga i biri.

Detaje nga tragjedia

Zjarri ka rënë pak pas orës 4 të mëngjesit në pallatin në rrugën Solomou nr.53, ndërsa 12 zjarrfikëse me 3 automjete kanë tentuar ta shuajnë.

Zjarrfikësit nxorën të moshuarën gruan fatkeqe dhe më pas djalin e saj që ndodhej në banesën që digjej.

EKAB-it i kanë ofruar ndihmën e parë autorit ndërsa pak orë më vonë në vendngjarje ka mbërritur policia e Sigurimit, e cila e ka vënë në pranga dhe e ka dërguar në komisariat.

Sipas informacioneve të protothema.gr, dëshmitar kyç konsiderohet një i huaj që punon në biznesin familjar.

Ai mësohet të ketë dëshmuar se 48-vjeçari “prej një javë nuk ishte mirë. Ai kishte probleme psikologjike, ishte i humbur, qante. Ishte i përhumbur:, ka thënë dëshmitari.

I huaji dëshmoi gjithashtu se punëdhënësi i tij 48-vjeçar nuk pinte dhe as përdorte drogë. Së fundmi kishte humbur babanë dhe jetonte me nënën e tij pasi është i divorcuar me dy fëmijë.

Një tjetër send që autoritetet po shqyrtojnë është një thikë i gjetur brenda shtëpisë së djegur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.