Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tragjike: Rrufeja vret 11 veta teksa po bënin “selfie”

12:24 / July 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rrufeja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një goditje rrufeje mori jetën e të paktën 11 njerëzve dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar në qytetin verior të Jaipur në Indi të dielën. Viktimat po bënin selfie në shi në majë të një kulle vrojtimi në “12th Century Amer Fort”, një atraksion i njohur turistik.

Rreth 27 njerëz ishin në kullë dhe murin e fortesës kur ndodhi incidenti dhe disa prej tyre thuhet se u hodhën në tokë. Nga goditjet e rrufesë kanë humbur jetën mesatarisht 2,000 indianë që nga viti 2004.

Një oficer i lartë policie i tha medias se kulla ishte një vend i njohur në fortesë, duke shtuar se shumica e njerëzve midis të vdekurve ishin të rinj.

Kryeministri i shtetit, Ashok Gehlot, ka ndarë 500,000 rupi kompensim për familjet e atyre që kanë vdekur.

Sezoni në Indi i cili sheh shira të mëdha, zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator.

Departamenti indian Meteorologjik ka thënë se vdekjet nga goditjet e rrufesë janë dyfishuar në vend që nga vitet 1960 – një nga arsyet që ata përmendën ishte kriza e klimës.

Të dhënat thonë se incidentet e rrufesë gjithashtu janë rritur me 30% -40% që nga fillimi deri në mes të viteve 1990. Në vitin 2018, shteti jugor indian i Andhra Pradesh regjistroi 36 mijë e 749 goditje rrufesh në vetëm 13 orë.

Rrufeja tragjike vret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.