Tekniku i Kombëtares, Edi Reja, ka shpallur listën me 25 futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, ato ndaj Francës dhe Islandës. Në listë bie në sy përfshirja e mbrojtësve Binaku dhe Kumbulla, ndërsa në mesfushë është grumbulluar Klaus Gjasula i cili luan me Paderbornin dhe janë përfshirë Kristi Qose dhe Keidi Bare. Sakaq, në repartin ofensiv është lënë jashtë Armando Sadiku dhe Roshi dhe është rikthyer Rej Manaj.

