Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trajtimi i njollave kafe në lëkurë zbuloni kremrat që ju duhen

19:10 / July 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
si t euml trajtojm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë njerëz besojnë se këto njolla shkaktohen vetëm nga dielli. Por ky është një mit për t’u nënvlerësuar duke qenë se shpesh njollat në lëkurë mund të lidhen thjesht me përsëritjen natyrale të procesit të ripërtëritjes së qelizave të epidermës. Natyrisht në formimin e tyre mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë edhe “ekspozimi në sfond”, pra dielli i marrë në mënyrë të gabuar për gjatë gjithë jetës.

Një shkak tjetër i shfaqjes së njollave të errëta në lëkurë vjen nga keqfunksionimi hormonal, në raste të tjera kjo mund të lidhet edhe me përdorimin e kremrave dhe parfumeve jo të përshtatshëm në diell.  Përpara se të nisni një vit tjetër ekspozimi në diell është e rëndësishme që të zbehni njollat kafe ekzistuese në lëkurë, ose më mirë t’i eliminoni këto njolla, derisa me nxirjen e radhës të mos bëhen edhe më të dukshme.

Çfarë duhet bërë?

Kurimi i njollave nga dielli është një problem të cilit i duhet kushtuar shumë vëmendje, sidomos nëse   lëkura është shumë e bardhë. Ndërkohë, nëse kujdesi është lënë pas dore për një kohë të gjatë, pasojat mund të jenë edhe më të mëdha. Duhet patur parasysh fakti se është e nevojshme që të sigurohet mbrojtje sa më shumë nga dielli, sepse sapo shkaktohet një dëm i tillë në lëkurë, nuk ka më kthim pas. 

Mjekët demartologë shpjegojnë se, gjëja e parë që duhet bërë në shtëpi është skrabi (pastrues).  Një pastrim i tillë duhet aplikuar minimumi një herë në javë, për të hequr të paktën pjesën sipërfaqësore të njollave kafe. Për rastet më të rënda kërkohet ndihma e mjekut tuaj duke përdorur ndoshta edhe fotopiling me lazer.

E rëndësishme për kurimin e njollave gjatë ekspozimit në diell, si në det ashtu edhe gjatë xhirove në qytet, është aplikimi i kremit specifik hidratues me vitaminë C ose me luleshtrydhe. Më pas përdoret kremi klasik kundër diellit, në mënyrë që lëkurës t’i krijohen kushte të favorshëm për t’u nxirë në mënyrë normale,si dhe ndalet moserrësimi i mëtejshëm. Gjithashtu, duhet trajtuar me kujdes e gjithë pjesa e trupit që ekspozohet në rreze.

Këshilla e dermatologut:

Mbrojeni gjithmonë dhe në mënyrën e duhur lëkurën përpara se ta ekspozoni në diell duke bërë kujdes në zgjedhjen e produkteve cilësore dhe me një faktor mbrojtje të përshtatshëm ndaj llojit të lëkurës suaj dhe padyshim shmangni hedhjen e parfumeve përpara se të shkoni në plazh.

kremrat lekure Njollat zbuloni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.