Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Trajtojeni Kosovën si shtet sovran”, Nesho për “Hagën”: Liderat kosovarë pre e presioneve

20:58 / November 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agim Nesho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Diplomati Agim Nesho ka folur edhe për situatën e krijuar nga shoqërimet për në Hagë të ish-derjtuesve të UÇK.

Nesho fajësoi politikanët kosovarë, pasi sipas tij ata kanë rënë pre e presioneve të politikave të jashtme, situatë që u shfrytëzua prej tyre.

Nesho thotë se: “Biden theksoi në Twitter “Trajtojeni Kosovën si një shtet Sovran”. Nga rreziku i propagandës, shërbimit të politikave dhe të vetëofrimit të liderave ballkanik për sukses në  politika të jashtme.

Politika e Bidenit që është një nga personalitetet kryesore të politikës së jashtme amerikane, një njeri që ka marrë pjesë direkt në konsesusin të Washingtonit për një politikë konsensuale për zgjidhjen e çështjes shqiptare kombëtare në Kosovë, një përkrahës i vazhdueshëm i çështjes shqiptare.

Gjatë këtyre viteve që kanë ndodhur ndryshimet, Kosova në pamundësi për të bërë një politikë aktive, u fut në disa skena të ofruar nga Vuçiç dhe ata që e përkrahin rritjen e influencës serbe në Ballkan, siç është Rusia, për t’i ofruar Wshingtonit një zgjidhje të re. Washingtoni, në ndryshim nga administrata Biden që është marrë dhe më parë, ishte një vëmendje e momentit.

Liderat kosovarë ranë pre e presioneve të diplomatëve të caktuar si Grener, që bënë presion për të hequr forcat ushtarake, pranimin pa kushte të hiqet reciprociteti me Serbinë, që e ulte nivelin e sovranitetit të një vendi. Këto u shfrytëzuan dhe krijuan një situatë të tillë që u reflektua në rënien e një qeverie, siç ishte ajo e Kurtit, një qeveri me legjitimitet të plotë dhe me një votë masive nga elektorati kosovar.”

Agim Nesho Kosoven
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.