Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tranjeri i ri i Dinamos, Vanoli: Kam shumë besim te mbijetesa

11:14 / March 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vanoliii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klubi i Dinamos ka zyrtarizuar së fundmi tranjerin e ri. Ai do të jetë italiani Rodolfo Vanoli, i cili ka një eksperiencë të gjatë si teknik ku më parë ka drejtuar skuadra të ndryshme në Itali dhe në Slloveni. Në fjalët e tij të para, tekniku u shpreh i sigurt se do të bëjë gjithçka që të shpëtojë ekipin nga zona e ftohtë në të cilën ndodhet.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, jam krenar që do të drejtoj një nga klubet më historike të futbollit shqiptar. Objektivi im i parë është derbi me Tiranën, por gjëja më kryesore është ta mbyllim sezonin me objektivin për të shpëtuar sezonin.

Do bëjmë më të mirën për klubin dhe presidentin, që ta kalojmë këtë situatë. Kemi folur pak me presidentin, por ajo pak që folëm na bindi për të vazhduar përpara. Kam folur edhe me lojtarët, ata kanë dëshirë për të dhënë më të mirën dhe për të lënë pas krahëve situatën e vështirë, ata do të japin maksimumin.

Unë e njoh prej kohësh Dinamon, e kam ndjekur ekipin, kemi miq të përbashkët me presidentin. Nuk na u desh shumë për të rënë dakord, dhe sot ja ku jam këtu. Pranova të jem këtu, pasi kam dëshirë të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën. Kam shumë besim se do të bëjmë mirë.

Çfarë duhet ndryshuar te Dinamo? 

Rezultatet, kjo ka rëndësi në futboll. Duhet të ndryshojmë edhe qasjen tonë. U thashë lojtarëve që ne bëjmë punën më të bukur në botë, por duhet të fitojmë, përndryshe fillojnë shkarkimet e trajnerëve dhe situata bëhet stresuese. Lojtarët duhet të marrin edhe përgjegjësitë e tyre, nuk është vetëm faji i trajnerëve të mëparshëm.

Janë 11 ndeshje, janë shumë pikë në lojë. Jemi këtu për të tentuar zgjidhjen e problemeve dhe për të rikthyer klubin në majë. Por në fillim duhet të shpëtojmë. Na presin 11 finale. Këto janë motivet që duhet të kemi çdo ditë.

Unë mendoj se do të kem një rrugëtim tjetër krahasuar me Morieron. Kam 10 vjet që punoj jashtë Italisë. Tentoj të ndjek të gjithë kampionatet. Duke bërë edhe ndeshje në Europa League e njoh mentalitetin dhe realitetin në Shqipëri apo Kroaci.

Në skuadër është Ibraimi, një lojtar i rëndësishëm, ai ishte te Maribori kur drejtoja Koper në Slloveni, e njoh kualitetin e tij. Djemve u them që të fokusohemi te ndeshja e së shtunës dhe të bëjmë maksimumin. Sot jemi mbrapa, duhet të rikuperojmë pikët.

Do të jemi në një proces rritje. Në jetën time kam mësuar të respektoj të gjithë. Luaja në transfertë përballë emrave si Maradona, Gullit dhe Van Basten. Çfarë do të thotë kjo, se nuk duhet të dalim në fushë? Nuk do zbresim në fushë si humbës. Kemi respekt për Tiranën, ata kanë një grup të mirë, por e përsëris: kam respekt dhe jo frikë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen sot në sheshin “Skënderbeu”

14:41 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.