Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Transfertat në euro: Në 2019 nis puna për sistemin që do të ulë kostot

22:12 / March 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Transfertat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brenda këtij viti, do të hartohen termat e referencës për ngritjen e një sistemi kombëtar të pagesave në euro.

Ndërkohë, ngritja e infrastrukturës përkatëse do të realizohet gjatë vitit 2020. Banka e Shqipërisë e ka përfshirë këtë objektiv në strategjinë e zhvillimit afatmesëm 2019-2021. Shlyerja e transfertave në euro të klientëve të bankave tregtare në territorin shqiptar është një projekt i propozuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe i miratuar në parim nga Banka e Shqipërisë qysh vitin e kaluar.

Aktualisht, Shqipëria nuk ka sisteme pagesash në monedha të huaja dhe transfertat në valutë kryhen përmes bankave korrespondente jashtë Shqipërisë. Kjo sjell komisione shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë, të cilat procesohen përmes sistemeve kombëtare të pagesave. Sipas projektit, edhe sistemi i pagesave në euro do të menaxhohet nga banka qendrore. Bankat janë të detyruara të mbajnë një rezervë të detyrueshme në Bankën e Shqipërisë.

Në llogarinë e rezervës së detyrueshme, bankat do të vendosin një tepricë, e cila do të përdoret për kryerjen e transfertave nga njëra bankë te tjetra. Kështu, nëse një klient kryen një transfertë nga banka A në bankën B, të dyja brenda Shqipërisë, atëherë kalimi i fondeve do të bëhet ndërmjet llogarive që secila bankë mban në Bankën Qendrore. Më pas, banka pritëse do të transferojë këto para nga llogaria e saj e rezervës e detyrueshme te llogaria e përfituesit.

Kjo skemë do të evitojë përfshirjen e bankave të huaja korrespondente dhe do të ulë në mënyrë drastike koston e transfertës.

kostot sistemi transfertat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.