Me pamje nga transformimi i godinës së ish-NSHRAK, kryeministri Edi Rama shkruan në një postim në facebook, që tashmë një qendër në zemër të Tiranës nuk do të jetë më skandaloze.
Teksa i ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, Rama thekson edhe se kryen 300 mijë shërbime në vit për rreth 100 mijë mjete rrugore.
“MIRËMËNGJES dhe me transformimin si nata me ditën të godinës së ish-NSHRAK, Qendra e Dytë e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në zemër të Tiranës, ku kryhen rreth 300 mijë shërbime në vit, për rreth 100 mijë mjete rrugore, aty ku qytetarët deri dje merrnin e jepnin shërbime në kushte skandaloze e sot ndryshimi rrënjësor flet vetë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
