Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga projekti që do të transformojë spitalin rajonal të Lezhës.
Kreu i qeverisë shkruan se ky investim i bashkohet ndërtimit të Spitalit të Kurbinit dhe rindërtimit të Spitalit të Mirditës.
“MIRËMËNGJES dhe me projektin për transformimin e Spitalit Rajonal të Lezhës, që i bashkohet ndërtimit të Spitalit të Kurbinit dhe rindërtimit të Spitalit të Mirditës, duke finalizuar investimet për shërbimin spitalor me standardet më të mira për të gjithë qarkun e Lezhës, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
