Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur të bëjë një konferencë online me gazetarët, ku u shpreh se barrën më të madhe të situatës e kanë qytetarët. Ai kërkoi transparencë për testimet, pasi sipas tij do të shkonte dëm sakrifica tre javore e gjithë shqiptarëve.
Ai kujtoi kërkesat e bëra nga ana e PD, tashmë prej tre javësh, për planin e ardhjes në ndihmë të familjeve, binzesit të madh dhe të vogël, duhet të vihen në zbatim për të dalë nga kjo pandemic me sa më pak dhimbje.
Sipas tij, autoritetet dhe qeveria, duhet të bëjë me urgjencë, testimet e qytetarëve. Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të ndërprerë zinxhirin e infektimit në vend.
“Qeveria te beje transparente sa testime behen, cfare po behet per testimin masive, sa jane kapacitetet”- tha ai, duke kerkuar rritje te testimeve, ne mase te qytetareve dhe tek personeli shendetesor, qe punojne me rrezikun dhe rrezikojne te infektojne te tjere, pa e ditur.
