Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Transporti ajror në grevë, anulohen qindra fluturime në të gjithë Italinë

16:18 / July 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 634ff36728017
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të shtunën me qindra fluturime u anuluan në të gjithë Italinë duke detyruar udhëtarët, në kulmin e sezonit turistik të ndryshojnë planet e tyre. Ashtu siç kishin njoftuar sindikatat e transportit ajror bënë përpara me grevën, dy ditë pasi një tjetër grevë, që preku transportin hekurudhor paralizoi këtë shërbim.

Vera në Itali është shpesh sezoni i pikut të grevave që prekin transportin publik, duke bllokuar vendas e turistëve, ndërsa sindikatat rrisin trysninë për kontrata dhe kushte më të mira pune. Këtë vit, grevat po shkaktojnë një dëm të madh mes një bumi turistik, pas dy vitesh humbje, nga pandemia.

Agjencia Kombëtare e Transportit Ajror (ITA) njoftoi se kishte anuluar 133 fluturime, shumica prej tyre të brendshme, por edhe disa fluturime drejt vendeve evropiane si Madridi, Amsterdami dhe Barcelona. Linjat ajrore me kosto të ulët si Ryaniair dhe Vueling, anuluan qindra fluturime të tjera për shkak të grevës nga ora 10:00 deri në orën 18:00 me orën lokale. Mes atyre që u futën në grevë kishte pilotë, stjuardesa, personi i aeroporit dhe transportit të bagazheve.

“Nuk lumturohemi kur u krijojmë bezdi klientëve, sepse ky nuk është objektivi ynë. Do të donim të ishim thirrur më herët nga ministria, jo një ditë më parë, në përpjekje për të shtyrë ose parandaluar grevën. Ne do të donim të ishim ulur në tavolinë dhe të rinovonim kontratën”, tha Sara Di Marco zëdhënëse e sindikatës Filt-Cgil./ Voa

grevë Transporti ajror
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.