Një çift shqiptarësh nga Hertfordshire, të cilët u përpoqën të kontrabandonin më shumë se 200,000 £ nga Britania e Madhe gjatë kulmit të bllokimit të Covid, janë dënuar për pastrim parash. Çifti po udhëtonin me tre fëmijët e tyre dhe thanë se ishin rrugës për të vizituar të afërmit në Brescia, Itali, ku u ndaluan nga policia. Ata fillimisht u deklaruan oficerëve se kishin me vete 5 mijë stërlina, të cilat sipas tyre do të paguanin për trajtimin e dhëmbëve gjatë qëndrimit në Itali.
Megjithatë, një kontroll i plotë i automjetit të tyre nga Forcat Kufitare çoi në gjetjen e 14,000 £ të tjera nga çanta e Laloshit dhe më shumë se 200,000 £ të fshehura në një çantë shpine dhe valixhe në bagazhin e makinës.
Hetuesit e NCA kryen një kontroll në shtëpinë e çiftit, ku gjetën dokumente të shumta që përshkruanin dhjetëra depozita të mëdha parash në llogaritë bankare të operuara nga çifti. Kërkimet e mëtejshme financiare identifikuan se Sharra dhe Laloshi kishin depozituar më shumë se 110,000 £ në llogaritë e tyre në vitin e kaluar, çka do të thotë më shumë se 5- fishi i të ardhurave të tyre të deklaruara në mënyrë legjitime për të njëjtën periudhë. Po ashtu, pati edhe transferta të shumta të pashpjegueshme nga bankat e huaja.
Sharra e kishte blerë Mercedesin për 11,000 £ dhe e kishte paguar me para në dorë vetëm dy muaj më parë. Çifti u akuzua për pastrim parash, të cilat ata të dy e mohuan fillimisht. Të hënën më 3 prill, në mes të gjyqit të tyre në Canterbury Crown Court, ata e ndryshuan deklarimin e tyre duke theksuar se ishin fajtor.
Sharra u dënua 18 muaj me kusht dhe 200 orë punë pa pagesë, ndërsa Laloshi 12 muaj urdhër komunitar dhe 50 orë punë pa pagesë. Paratë do të konfiskohen si të ardhura të krimit.
