Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Uniformat blu bëjnë me dije se, në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 8” u vu në pranga F. Gj., 32 vjeç.
“Ky shtetas, është kapur nga shërbimet e Policisë, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, duke transportuar 23 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, dhënien ndihmë për transportimin e tyre drejt pikave të kalimit kufitar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale