Një aksident i rëndë ka ndodhur në Përrenjas, ku një makinë e cila po transportonte një të sëmurë ka përfunduar brenda një lokali afër karburantit.
Si pasojë e plagosur ka mbetur një grua brenda në lokal, e cila dyshohet të jetë pronarja e lokalit Merita Dulo.
Ajo është nisur me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
