Shpesh kur rezervojnë pushimet verore në Evropë, shumë amerikanë shohin Italinë, Francën, Greqinë, Spanjën, madje edhe Kroacinë. Këto vende kanë qenë destinacione turistike kryesore dhe të njohura për dekada, ndërsa tani janë të gjitha destinacione të bukura dhe që ia vlejnë.
Por kjo verë që vjen mund të jetë një kohë e mirë për të provuar diku jashtë këtyre destinacioneve të rrahura, provoni të vizitoni Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Tirana është një qytet që po del nga errësira. Shqipëria ka një histori të dhunshme dhe shqetësuese që përfshin trazirat e vitit 1997, skemat piramidale, korrupsionin dhe më shumë.
Vendi ka dalë nga këto probleme për t’u bërë një destinacion i mrekullueshëm turistik, për të jetuar dhe një bazë e mirë për nomadët dixhitalë. Plus, në këtë qytet ekziston edhe lirshmëria kur bëhet fjalë për kufizimet e COVID-it si brenda, ashtu edhe për ata që e vizitojnë atë.
Një qytet për të rinjtë
Tirana është caktuar Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Ky emërim i veçantë nga BE tregon gatishmërinë e Tiranës për t’u bërë një pikë e nxehtë për të rinjtë në rajon. Qyteti po kalon një ndryshim masiv.
Ndërtesat e reja po ngrihen çdo ditë, disa prej tyre ndërtohen me qëllim të avancimit të iniciativave teknologjike dhe rinore. Për shembull, Piramida e Tiranës, që ka shërbyer si monument gjatë regjimit komunist po shndërrohet në një qendër teknologjike që synon të edukojë të rinjtë shqiptarë në kodim, dizajn e të tjera si këto.
Piramida e vjetër e Tiranës
Përtej arsimit dhe punës, kultura e kafenesë dhe jeta e natës në Tiranë është perfekte për të rinjtë.
Qyteti krenohet me më shumë kafene për frymë nga çdo qytet evropian. Ka diçka për të gjithë, nga kafenetë e relaksit me pjekje speciale, te baret e bukura të koktejve e deri te pijet e përsosura.
Po Ushqimi?
Ushqimi shqiptar është një ndërthurje midis pjatave të shijshme dhe të rënda të makaronave të Italisë, pjatave të thjeshta e delikate mesdhetare për Greqinë dhe kuzhinës me mish të pjesës tjetër të Ballkanit. Thjesht, është e pabesueshme. Në kohën time në Shqipëri, kam ngrënë disa nga vaktet më të mira të jetës sime. Jo sepse ishin të ndërlikuara dhe “artizanale”, por sepse ishin të thjeshta, të freskëta dhe të punuara në mënyrë perfekte.
Disa pika kryesore të ushqimeve shqiptare përfshijnë:
Sallatat jeshile: Marule dhe qepë të njoma me vaj ulliri dhe limon
Qofte: Mishi i pjekur në skarë
Mëlçi e pjekur në skarë
Qengji i pjekur ngadalë
Megjithatë, një shënim për ushqimin shqiptar… Unë personalisht nuk jam vegjetarian apo vegan, por mendoj se do të ishte e vështirë t’i përmbahesha këtij stili diete në Shqipëri. Ka shumë opsione në dyqanet ushqimore, por restorantet janë goxha të rënda.
A ju pëlqen natyra?
Unë u vendosa në Tiranë për dy muaj për shkak të aksesit të shpejtë në internet dhe kulturës së kafenesë, por kjo nuk do të thotë që nuk mora një dozë të shëndetshme të natyrës gjatë kohës që isha atje. Tirana është një qytet super i gjelbër. Ka parqe kudo ku ndodhen fusha futbolli, kënde lojërash dhe kafene në natyrë. Parku më i madh quhet “Parku i Tiranës” dhe është i vendosur pranë liqenit artificial. Në muajt e verës ju mund të shihni njerëz që qarkullojnë në brigjet e liqenit duke u rrezitur ose duke bërë piknik. Ka edhe një shteg ecjeje dhe biçikletash rreth 5 milje rreth liqenit. Është një vend i mrekullueshëm për të shkuar për vrapimin apo shëtitje në mëngjes.
Sporti
Duke folur për futbollin, shqiptarët janë tifozë të mëdhenj të futbollit. Tirana është shtëpia e klubit lokal “KF Tirana” dhe ata luajnë në stadiumin krejt të ri/të artit “Air Albania”. Në SHBA, të shkosh në çdo ngjarje sportive kushton shumë. Në Tiranë shkoja të shihja çdo fundjavë futboll i ulur në ndenjëse të mira për vetëm rreth 5 dollarë bileta. Më duket se mund të vazhdoj gjithë ditën për atë që e bën Tiranën një vend të veçantë, por dua të lë diçka që ju ta zbuloni vetë. Gjithçka që mund të them është se me hapjen e gjithnjë e më shumë vendeve evropiane dhe me njerëzit që planifikojnë pushimet e tyre verore, mbani parasysh Tiranën. Nuk do të pendoheni.