Pasi i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama, veprim për të cilin u përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, Edi Paloka tha para mediave se paralajmërimi i 16 shkurtit nuk ishte hakmarrja e tij.
“Ai Kuvend është qelbur kokë e këmbë, ia thashë edhe Gramozit, kur bërtiste. I pashë disa komente që u hakmorr, nuk ishte hakmarrje e Palokës, janë reagime për fyerjet dhe vjedhjet e shqiptarëve. Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, i thoni që s’ka parë asgjë akoma”, tha Paloka.