Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trazira nga radikalët e majtë në Gjermani, njerëz të maskuar sulmojnë Policinë

11:55 / June 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjermani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E shtuna u shpall nga radikalët e majtë të Lajpcigut “Dita X” në shenjë solidariteti me ekstremisten e majtë të dënuar Lina E.

Me gjithë demonstratën e ndaluar për të shtunën, sipas një vendimi gjykate ka pasur trazira.

Trazira në Lajpcig në përkrahje të studentes së dënuar Lina E. Njerëz të maskuar kanë sulmuar policinë natën e së shtunës në lagjen Konevitc në Lajpcig duke hedhur gurë dhe materiale piroteknike në drejtim të policisë, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Policia përdori gazin lotsjellës. Shumica e barrikadave të ndezura u shuan në mesnatë. Megjithatë gjatë natës të së shtunës u shënuan mjaft “vepra penale” bën të ditur policia. Disa nëpunës policie u dërguan në spital të lënduar, një gazetar është sulmuar nga një person i panjohur. Të shtunën në mëngjes policia ka kryer tre arrestime.

“Dita X” u thirr në shenjë solidariteti me studenten e dënuar Lina E., dhe tre të akuzuar, të cilët u shpallën fajtorë pas akuzave për krjimin e një organizate kriminele dhe kryerjen e gjashtë sulmeve serioze ndaj neonazistëve, një rast ky i pazakontë dhune ekstremizmi të majtë në Gjermani. Rasti shkaktoi tensione të mëdha politike, ku mbrojtja dhe skena politike shumë e majtë në Lajpcig, qytetin e Lina E., thonë se ajo akuzohet si terroriste e majtë duke u kthyer në kokë turku si për mediat edhe për autoritetet. Shumë ankohen se sistemi i drejtësisë është i butë me neonazistët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

10:56 / October 26, 2026

Baza ushtarake të afta të mbijetojnë 90 ditë pa furnizime të jashtme, SHBA harton planin e ri

10:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.