TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Zjarri i frikshëm te “Deutsch Color”, anulohet dasma, zjarri rrezikon restorantin 

04:05 / September 24, 2023

Situatë kritike në fabrikën e bojrave! Mbrojtja: Kimistët në terren, qytetarët të qëndrojnë larg për të shmangur rrezikun

04:00 / September 24, 2023

Shpëtim Idrizi paralajmëron Berishën: Nëse do të vijojnë me këtë çështje, në 2025-ën dalim më vete në zgjedhje

03:57 / September 24, 2023

Zjarr i madh në aksin Tiranë-Durrës, Ministria e Brendshme: Mos kaloni në autostradë

23:03 / September 23, 2023

U vra nga shoku i tij në autostradë, del autopsia: Ilir Dervishi humbi jetën nga dhjetëra goditje me kaçavidë në kokë e trup

22:24 / September 23, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Trazirat në Veri të Kosovës, Rama: Kurti e Osmani nuk kanë kërkuar të konsultohen me mua

21:40 / June 1, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama thotë se as me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe as me Presidenten Vjosa Osmani nuk kanë diskutuar për incidentet që po ndodhin në Veri të vendit me popullsinë serbe.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Rama tha se nuk është kërkuar konsultim nga Kosova, e sipas Kryeministrit, kjo është në të drejtë të tyre pasi janë shtet i pavarur.

Blendi Fevziu: Sot dhe dje ju keni zhvilluar takime intensive në Bratislavë dhe më pas në Moldavi me aktorë politikë, keni takuar edhe Presidentin e Serbisë Vuçiç. A keni pasur kontakte me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani?

Kryeministri Rama: Jam takuar po, jam takuar dje dhe sot po nuk kemi patur diskutim mbi këtë çështje, sepse është çështje që janë ata që vendosin nëse duan të diskutojnë ose jo.

Blendi Fevziu: Nuk e keni pyetur minimalisht Kurtin ose Osmanin çfarë po ndodh? Këto ditë a keni telefonuar ju Kurtin ose Osmanin për të marrë një informacion për të ditur çfarë po ndodh?

Kryeministri Rama: Jo nuk kam marrë sepse unë e shoh çfarë po ndodh dhe nuk është se ata janë fshehur, ata janë shumë të qartë në atë që thonë kështu që është shumë i qartë qëndrimi i tyre.

Blendi Fevziu: Asnjë komunikim mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel zyrtar për një ngjarje të tillë?

Kryeministri Rama:  Jo sepse është një çështje që është përgjegjësi dhe është kompetencë e plotë e Kryeministrit të Kosovës dhe në një farë mase dhe e Presidentes. Janë ata që vendosin që nëse dëshirojnë të diskutojnë ose jo për atë çështje, nuk jam unë i marr dhe i them. Është respekt për ta dhe instiutucionet e Kosovës sipas meje.

Blendi Fevziu: Raportet Shqipëri-Kosovë, edhe kur ka qenë një vendimmarrje që i takonte Kosovës, janë konsultuar me Shqipërinë edhe në momente të mira jo më në momente të vështira, sikurse dhe ne jemi konsultuar me ta. Çfarë ka ndodhur që nuk funksionon ky komunikim mes nesh?

Kryeministri Rama: Është konsultuar Kosova kur ka dëshiruar të konsultohet. Kur nuk dëshuron të konsultohet është totalisht në të drejtën e vetë. Nuk ka kërkuar të diskutojë këtë gjë me mua apo me ne në qeveri. Dhe është në të drejtën e vetë që të mos e konsultojë këtë gjë sipas meje.

Blendi Fevziu: Po Shqipëria nuk mund të jetë kaq indiferente.

Kryeministri Rama: Ne nuk jemi fare indiferentë. Pyetja është konkrete: A ka pasur një diskutim mes Kryeministrit të Kosovës dhe meje apo mes Presidentes së Kosovës dhe meje mbi këtë çështje? Jo nuk ka pasur. Pse? Sepse nuk e kanë kërkuar një diskutim të tillë dhe nuk jam unë që duhet t’ja u kërkoj atyre. Ata janë përfaqësuesit më të lartë të shtetit demokratik dhe të pavarur të Kosovës. Dhe unë nuk jam babai i Kosovës.

Blendi Fevziu: Shqipëria dhe Kosova kanë vendime që impaktojnë të dyja palët. Nuk jemi kaq të ndarë sa pretendojmë.

Kryeministri Rama: Unë jam shumë i qartë se çfarë ndodh, për aryset, sepse Kryeministri i Kosovës i ka shpjeguar më shumë se një herë me qartësi të plotë sipas tij.

konsultohen kurti Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shpëtim Idrizi paralajmëron Berishën: Nëse do të vijojnë me këtë çështje, në 2025-ën dalim më vete në zgjedhje

03:57 / September 24, 2023

Shpëtim Idrizi: Nëse opozita vijon me Belerin, në 2025 dalim vetëm në zgjedhje

19:11 / September 23, 2023

Begaj me Lajçak në SHBA: Shqipëria do vijojë të luajë rolin e saj për qetësimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë

18:48 / September 23, 2023

Çështja “Beleri”/ Spiropali: Zanafillën e ka te vendimi i Berishës që e zgjodhi kandidat

18:25 / September 23, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Situatë kritike në fabrikën e bojrave! Mbrojtja: Kimistët në terren, qytetarët të qëndrojnë larg për të shmangur rrezikun

04:00 / September 24, 2023

Shpëtim Idrizi paralajmëron Berishën: Nëse do të vijojnë me këtë çështje, në 2025-ën dalim më vete në zgjedhje

03:57 / September 24, 2023

Zjarr i madh në aksin Tiranë-Durrës, Ministria e Brendshme: Mos kaloni në autostradë

23:03 / September 23, 2023

U vra nga shoku i tij në autostradë, del autopsia: Ilir Dervishi humbi jetën nga dhjetëra goditje me kaçavidë në kokë e trup

22:24 / September 23, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Zjarri i frikshëm te “Deutsch Color”, anulohet dasma, zjarri rrezikon restorantin 

04:05 / September 24, 2023

Situatë kritike në fabrikën e bojrave! Mbrojtja: Kimistët në terren, qytetarët të qëndrojnë larg për të shmangur rrezikun

04:00 / September 24, 2023

Shpëtim Idrizi paralajmëron Berishën: Nëse do të vijojnë me këtë çështje, në 2025-ën dalim më vete në zgjedhje

03:57 / September 24, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.