TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

 Aleks Visha zbulon shumën marramendëse që ka fituar në Tik Tok

15:38 / October 3, 2023

Formula, sa do të jetë taksa e banesës për sipërfaqe?

15:33 / October 3, 2023

Bardhi ftesë Bashës: Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejën bashkë me ne

15:25 / October 3, 2023

Arrestimi i Milan Radojiçiç në Serbi, Berisha: Vuçiç u detyrua nga presioni i madh ndërkombëtar

15:17 / October 3, 2023

Zhaklina tregon eksperiencën e saj në radio: Më pushuan, sepse më kërkonin punë të tjera…

15:10 / October 3, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Tre aeroplanë të vegjël dje kanë fluturuar nga Prishtina drejt Hagës

14:30 / January 11, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ndërsa mediat serbe raportuan dje dhe sot se nga Aeroporti i Prishtinës, pjesa ushtarake e tij, janë nisur drejt Hagës tre aeroplanë “me ish-pjesëtarë të UÇK-së, të ftuar nga Prokuroria Speciale për Krimet e Luftës së UÇK-së , në Prishtinë nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar të ketë ndodhur kjo.

Por, avokati Tomë Gashi i tha Koha.net-it se nga burime të sigurta të Aeroportit ka marrë konfirmim se nga pjesa ushtarake e tij janë nisur për në Hagë tre aeroplanë të vegjël. Avokati Gashi po ashtu tha se nuk di se kush ka udhëtuar me ta.

Siç është bërë e ditur edhe më herët, të hënën në Hagë do të jenë disa të ftuar nga Prokuroria Speciale për Krimet e Luftës së UÇK-së, ndër ta edhe Rrustem Mustafa – Remi, Sami Lushtaku e ndonjë tjetër, që vetë e kanë konfirmuar.

Sot, ndërkaq mediat serbe transmetojnë edhe një intervistë që zëdhënësi i Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës të UÇK-së, Chris Bennett i ka dhënë portalit Insajder të Serbisë në lidhje me zhvillimet rreth kësaj gjykate.

Në raportin e Dick Martyt flitet për shumëçka, ndërsa ne po bëjmë hetime gjithëpërfshirëse të përmbajtjes së tij, i tha Insajderit të Beogradit zëdhënësi i Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës të UÇK-së, Chris Bennett, duke komentuar fjalët e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, sipas të cilit të gjithë ata që përmenden në atë raport, dhe për të cilët ka fakte, do të ftohen të dalin para gjykatës, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.

I pyetur nga Insajderi nëse do të marrë ftesë për t’u marrë në pyetje edhe presidenti i Kosovës, Hashim THaçi, i cili përmendet në raportin e Martyt si udhëheqës i rrjetit kriminal, Bennett nuk ka dashur të përgjigjet.

“Nuk mund të flasim për statusin e hetimit dhe për çështjet operative”, ka thënë ai, citojnë këto media.Siç thuhet në këto raportime të shtypit të Beogradit, Marty ka shkruar për krimet e UÇK-së ndaj serbëve të rrëmbyer në Kosovë dhe në Shqipëri dhe ka shfaqur dyshime se disave prej tyre në Shqipëri u janë nxjerrë organet të cilat më vonë janë shitur.

Në qendër të raportit dhe të akuzave për krime lufte përmendet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ish-komandanti i UÇK-së Azem Syla, si dhe Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj e të tjerë, transmeton Koha.net.

Siç kanë shkruar këto media, të enjten ka udhëtuar për në Hagë grupi i parë i pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, kur do t’i marrin në pyetje prokurorët e, siç shkruajnë ato, Gjykatës ( ndoshta Prokuroria, – v.j) Speciale për Krimet e Luftës të UÇK-së, të kryera gjatë luftës. Lista e udhëtarëve ende nuk është publikuar, por sipas këtyre burimeve thirrje për t’i marrë në pyetje kanë marrë dhjetëra ish-pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë Rrustem Mustafën, Sami Lushtakun, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin, Remzi Shalën (këto përmendin emrin Safta Shala! – v.j) dhe Sabajdin Cenën.

Bennett pohohet se nuk ka dashur të zbulojë se kush kur do të merret në pyetje dhe ka përsëritur se për të dhënat operative nga hetimi nuk mund të flasë.

“Prokuroria Speciale për Krimet e Luftës së UÇK-së ka mandatin të intervistojë të dyshuarit, viktimat dhe dëshmitarët. Këtë e kemi bërë edhe vitin që shkoi”, citon Insajderi Bennettin.

aeroplane fluturuar Prishtina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Serbia arreston Milan Radoiçiç, udhëhoqi sulmin me armë në veri të Kosovës

14:55 / October 3, 2023

Inteligjenca artificiale apo bioteknologjia/ BE shqyrton përdorimin e katër teknologjive si armë lufte

14:40 / October 3, 2023

Papa sugjeron se Kisha Katolike mund t’i bekojë lidhjet mes personave të së njëjtës gjini

14:15 / October 3, 2023

Çmimi Nobel për Fizikën, e merr shkenca që kap “momentet më të shkurtra”

12:56 / October 3, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Formula, sa do të jetë taksa e banesës për sipërfaqe?

15:33 / October 3, 2023

Bardhi ftesë Bashës: Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejën bashkë me ne

15:25 / October 3, 2023

Serbia arreston Milan Radoiçiç, udhëhoqi sulmin me armë në veri të Kosovës

14:55 / October 3, 2023

Kapen dy francezë në Portin e Durrësit, u kapen kanabis dhe armë

14:43 / October 3, 2023
Raporto Tani
Te fundit

 Aleks Visha zbulon shumën marramendëse që ka fituar në Tik Tok

15:38 / October 3, 2023

Formula, sa do të jetë taksa e banesës për sipërfaqe?

15:33 / October 3, 2023

Bardhi ftesë Bashës: Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejën bashkë me ne

15:25 / October 3, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.