Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tre humbje radhazi detyrojnë Marine Le Pen të heqë dorë nga gara për presidente

17:28 / May 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marine le pen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marin Le Pen ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjozen “Le Figaro”, ku ka theksuar se nuk do të kandidojë më për zgjedhjet presidenciale franceze me përjashtim të ndonjë rasti të jashtëzakonshëm.

Sipas Le Pen, francezët e kishin zgjedhur atë si lideren e opozitës por jo si shefe të Elysée-së.

Ajo shtoi se tre gara presidenciale përbëjnë një rezultat në vetvete. Një proces që e ka lejuar të rrisë idetë e saj nga 18% në 42%.

Në një periudhë 10 vjeçare ky rezultat është domethënës dhe se shpreson të shohë një elitë të re në vend deri në 2027-ën.

Ajo shtoi se pavarësisht humbjes dhe gënjeshtrave të rivalit të saj Emanuel Makron, francezët e kanë mbështetur ndjeshëm. Ndërsa për zgjedhjet e përgjithshme të muajit qershor për rinovimin e parlamentit francez, Le Pen ka objektiva të qarta: të paktën 60 deputetë të opozitës.

Presidenti Macron sipas Le Pen nuk mund të thotë se çdo gjë ndryshon dhe të quajë normale që partia më e madhe opozitare në pesë vitet e fundit të ketë vetëm 6 deputetë.

Ajo nuk preferoi të japë një datë të saktë për zgjedhjet brenda partisë nga ku do të dalë lideri i ri i saj. Por premtoi se gjërat do të ndryshojnë.

Duke thënë se e ka një emër në mendje për pasardhësin e saj, Le Pen akuzoi Macron se dhe në mandatin e dytë presidencial ka zgjedhur të njëjtin ekip të vjetër bashkëpunëtorësh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.