Gold AG është reperi kosovar mjaft i dashur edhe në Shqipëri. Por tashmë ai i shtohet listës së personave të famshëm nga Kosova, jo për hite të reja, por për nënshtetësinë shqiptare.
Sipas IconStyle, emri i vërtetë i tij, Arian Agushi figuron në listën e emrave të dekretura nga presidenti Ilir Meta më 11 shkurt të këtij viti për dhënie të shtetësisë shqiptare.
Në këtë listë ishin dhe emrat e dy këngëtareve me mjaft famë të Kosovës, Mihrije Braha dhe Shyherete Beluli.

