Avokati i kontrollorëve të trafikut ajror tha para mediave se tre prej klientëve të tij janë në gjendjen e arrestit të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
Sipas tij prokuroria ka marrë si provë komunikimet e tyre në një grup WhatsApp që sipas avokatit nuk është e ligjshme.
“Sapo kanë përfunduar procedurat për njoftimin e akuzës së ndalimit për tre prej kontrolloreve, akuza që komunikohet është shpërdorim detyre në bashkëpunim. Na është vënë në dispozicon një kopje e procesverbalit. Fezga sapo ka kaluar COVID, nuk është në kushte shëndetësore për një proces paraburgimi. Përsa i përket akuzës do të ishte koment ligjor. Unë gjykoj që është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjësi i një shoqërie anonime. Nuk e di me çfarë arsye gjen këtë Prokuroria. Të gjithë të ndaluarit procesverbalin e kanë firmosur me kundërshtime. Ajo është një stisje apo keqinterpretim i atyre që do të konsideroheshin mesazhe në Whatsapp. Merreni dhe analizojeni vetë procesverbalin dhe më thoni nëse një shtetas mund të ndalohet në gjendje arresti për ato që shkruan në procesverbal. Janë komunikime në një chat grupi që janë konsideruar si provë nga ana e organit”, tha avokati.
