Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tre muaj në vëzhgim, “Malësia e Krujës” prangos 19 persona. Në kërkim 7 të tjerë

12:55 / August 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestime kruje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

19 persona të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim është rezultati i operacionit antidrogë të koduar “Malësia e Krujës”.

Sipas burimeve zyrtare të policisë pas një hetimi tre mujor rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet Mega Operacioni Policor antikanabis i koduar “Malësia e Krujës”

Në pranga 19 persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës, Forcën e Posaçme Opreacionale, FNSH dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.

Mega Operacioni në vijim të 4 operacioneve të zhvilluara më parë, të koduara “Ndëshkimi 1, 2, 3 e 4”, gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Pas një hetimi 3 mujor me metoda speciale hetimi, Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës e ato të F.L.O-së, finalizuan me sukses Mega Operacionin Policor të koduar “Malësia e Krujës”.

Në funksion të dy procedimeve penale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;

M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;

L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;

N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;

R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;

E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;

Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;

L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;

K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;

A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;

F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;

A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;

G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

U bë ndalimi me iniciativë për shtetasin:

A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

Gjithashtu, po në kuadër të dy procedimeve u bë shpallja në kërkim edhe e 7 shtetasve të tjerë, të përfshirë në veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.

Matrialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Malesia e Krujes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.