Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tre policë të vrarë teksa shpëtonin gruan nga bashkëshorti maniak

17:27 / December 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FRANCE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre policë heronj janë qëlluar për vdekje dje në Francë teksa tentonin të mbronin një grua nga bashkëshorti i saj i armatosur, i cili i kishte vënë zjarrin shtëpisë.

Oficerët u thirrën në një adresë të një fshati të qetë francez, ku gjetën gruan e shtëpisë që ulërinte për ndihmë në çati, ndërsa u qëlluan për vdekje nga bashkëshorti i saj që i kishte vënë zjarrin baneses.

Dy oficerë erdhën fillimisht në komunitetin relativisht të izoluar të Saint-Just, pranë Lionit, në rajonin qendror Puy-de-Dôme rreth orës 2.30 të mëngjesit.

Gruaja kishte thirrur për ndihmë pasi bashkëshorti e kishte sulmuar dhe e mbante peng, tha një zëdhënës i xhandarmërisë franceze.

Sulmuesi 48-vjeçar – siç raportohet ish-ushtarak, hapi zjarr ndaj dy oficerëve duke vrarë në vend 21 vjeçarin Arno Mavel.

Ai më pas i kishte vënë zjarrin shtëpisë ndërsa gruaja e tij arriti të ngjitej në çati për t’i shpëtuar atij dhe flakëve.

Dy oficerë të tjerë policie, 45 vjeçari Cyrille Morel, dhe 37-vjeçari Rémi Dupuis u përpoqën të arrinin te kolegu i tyre i plagosur. Por dhe ata u qëlluan për vdekje nga sulmuesi dhe një tjeter oficer u plagos në këmbë.

Lejtnant Morel ishte baba i dy fëmijëve dhe diplomuar në shkollën kombëtare të xhandarmërisë, raporton rrjeti La Montagne.

Agjencia Europe1 tha se vrasësi kishte një automatik standard ‘Famas’ të ushtrisë franceze, dy pistoleta, jelek anti-plumb dhe mjete ushtarake shikimi në errësirë.

Sulmuesi ishte praktikues sportiv i armëve, dhe një prej tyre ishte e paregjistruar.

Burri ishte mbyllur në shtëpi për të bërë rezistencë të armatosur, thanë prokurorët, dhe më pas doli nga shtëpia, duke u ndjekur nga autoritetet.

Gruaja e tij, e cila ishte në betejë ligjore me të për kujdestarinë e fëmijëve, arriti të largohej nga shtëpia për të shpëtuar.

Rreth 300 oficerë me qen dhe helikopterë iu bashkuan gjuetisë së maniakut vrasës.

Postblloqe të shumta u ngritën në të gjithë rajonin, para se i dyshuari të gjendej i vdekur rreth orës 9 të mëngjesit, informoi ministri i brendshëm Gerald Darmanin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026

S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

15:51 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.