Policia e Vlorës bën të ditur se janë vënë në pranga tre persona për dhunë në familje. Sipas policisë një 60-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij, ndërsa dy të tjerë kanë rrahur bashkëshorten dhe nënën.
NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të punës intensive për vendosjen para përgjegjësisë penale të personave që ushtrojnë dhunë në familje, Policia ka vënë në pranga 3 shtetas:
Arrestohet në flagrancë shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Sherisht, Vlorë, pasi ditën e djeshme dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.
Arrestohet në flagrancë shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 24.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, për motive të dobëta.
Ndalohet shtetasi në kërkim Z. S., 60 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pasi më datë 23.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.
