Një trup i karbonizuar u gjet pasditen e të martës në zonën e Karistos në Evia.
Sipas policisë, viktima është një bari i zonës që rezultonte i zhdukur që prej së dielës. Autoritetet thanë se viktima po shkonte drejt stanit kur u rrethua prej flakëve dhe humbi jetën.
Me gjetjen e tij arrin në tre numri i viktimave të zjarreve Greqi.