Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tre zonat me numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19, epidemiologia: Pozitiv edhe personat e vaksinuar

16:20 / August 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
busti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana po rikthehet në vatrën kryesore të Covid në vend.

Kërkesat për tampon sipas epidemiologes Ermelinda Murati janë trefishuar ndërsa zonat me përhapjen më të madhe të infeksionit janë Kamza, Lapraka dhe Astiri.

Të rinjtë përbëjnë numrin më të lartë të të prekurve.  Ato  po shfaqin shenja të ngjashme me virozat. Ndërkohë nuk mungojnë as personat asimptomatik që po përhapin infeksionin pa e kuptuar.

“Persona që rezultojnë pozitivë , kryesisht kanë shenja të një viroze. Por ka edhe persona që nuk paraqesin fare shenja. Ato rezultojnë pozitivë sepse kanë qenë në kontakt me persona të ardhur nga jashtë ose persona që rezultojnë të prekur në familjet e tyre”, tha ajo.

Të prekur po rezultojnë dhe persona të vaksinuar apo të tjerë që thonë se e kanë kaluar më herët infeksionin.

“Më tepër janë persona që nuk e kanë kaluar Covid, nuk janë të vaksinuar, por nuk përjashtohen edhe rastet kur pozitivë kanë rezultuar edhe persona që kanë qenë të vaksinuar. Personat që janë vaksinuar zakonisht kanë shfaqur shenja minimale”, tha më tej Murati.

Personat që po konfirmohen pozitiv javët e fundit  sipas specialistëve të laboratorit të virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik janë të prekur  nga varianti “Delta” i Covid-19 dhe më pak nga mutacioni britanik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.