Bankat qendrore në 134 vende të botës tashmë janë më të interesuara për monedhat dixhitale. Të dhënat nga Atlantic Council me bazë në SHBA zbuluan se 66 prej këtyre vendeve janë në “fazën e avancuar të eksplorimit”, ku një monedhë qendrore dixhitale ose është në zhvillim, pilot ose lançuar.
Një monedhë dixhitale e bankës qendrore (CBDC) është një formë dixhitale e monedhës fiat të një vendi të shpërndarë nga banka kombëtare e atij vendi, sipas një përkufizimi nga Këshilli Atlantik.
Në vend të printimit të parave, bankat qendrore do të lëshonin monedha elektronike ose llogari që “mbështeten nga besimi dhe kredia e plotë e qeverisë”, thuhet në raport. Monedha digjitale ndryshon nga monedhat e tjera në internet, si kripto, sepse mbështetet nga banka kombëtare.
“Ndërsa paratë dhe pagesat janë bërë më dixhitale, bankat qendrore të botës kanë kuptuar se duhet të ofrojnë një opsion publik ose të lënë të kalojë e ardhmja e parave”, thotë studimi.
Sipas studimit interesi për monedhat dixhitale është më shumë se trefishuar që nga maji 2020, kur vetëm 35 vende i eksploruan ato, tregon hulumtimi. Janë tre vende ku është lançuar një monedhë dixhitale: Bahamas, Xhamajka dhe Nigeria. Të tre po punojnë për zgjerimin e shtrirjes së këtyre monedhave brenda kufijve të tyre.