Postimet në rrjetet sociale i bënë tre adoleshentë romë, që të binin në prangat e policisë greke, pasi akuzohen se kanë goditur me thikë të mitur të tjerë në zonën Nea Ionia dhe më pas mburreshin për arritjet e tyre për miqtë e tyre në internet.
Të tre të rinjtë, të moshave 14, 16 dhe 17 vjeç zunë në pritë të mitur të tjerë dhe i rrihnin ata, siç ishte rasti i një 14-vjeçari, të cilin e goditën në fytyrë.
I mituri i dhunuar u shtrua në spital, iu nënshtrua një operacioni dhe pritet të ketë një operacion të dytë.
“Unë isha me një mikun tim. Ata na ndaluan dhe na thanë t’i jepnim celularët tanë. Ne nuk kishim asnjë celular me vete apo para dhe pastaj ata filluan të na rrihnin. Më hodhën poshtë dhe më kontrolluan xhepat. Ata nuk gjetën asgjë tek unë ose tek miku im dhe më pas u zhdukën, pasi më thyenë nofullën e poshtme. Të nesërmen bëra operacion dhe mjekët më vendosën vida dhe teh në fytyrën”, tha 14-vjeçari para policisë.
Në një rast tjetër, ata i vodhën telefonin që kushtonte 1 mijë euro një 13-vjeçari dhe pasi u larguan, u kthyen sërish për ti marrë kodin e sigurisë.
Sipas burimeve të policisë për të kapur viktimat e tyre, adoleshentët i shtronin atyre pyetje të rastit dhe më pas i merrnin me thika, i godisnin dhe i vidhnin.
Në disa raste ata madje morën rrobat e viktimave të tyre me qëllim poshtërimin e tyre, siç thuhet në dosjen e çështjes.
Siç mund ta shihni në foto e mëposhtme përveç armëve që ishin postuar në internet, ata postonin atje edhe sende të vjedhura si: nga telefonat deri në dhjetëra kartëmonedha.
Të gjithë ata u morën si të akuzuar për vjedhje dhe plaçkitje, ndërsa një është arrestuar në të kaluarën edhe për vjedhje makine.
Sipas policisë, një tjetër rom 17-vjeçar është identifikuar si bashkëpunëtori i tyre dhe është në kërkim, ndërsa në dosjen e çështjes përfshihen edhe dy persona të tjerë të akuzuar se kanë lënë pas dore mbikëqyrjen e një të mituri.
Dy nga tre autorët u sollën para drejtësisë dhe u mbajtën në paraburgim, ndërsa vetëm 14 u la i lirë me kushte kufizuese ndërsa hetimi i Drejtorisë së Sigurisë së Atikës Veri-Lindore për të përcaktuar masën e veprimit të tyre vazhdon.